JUSTINIANI I


JUSTINIANI I
✤ (Flavius Anicus Justiniaus, 483-565). Perandor bizantin me prejardhje ilire, nga fshati Tauris i Daraanisë, pranë fortesës Bederiana. Gjatë sundimit të tij (527-565) Perandoria Bizantine ishte ende shtet i fuqishëm. J. u përpoq të ringjallte perandorinë e dikurshme romake, pushtoi Afrikën Veriore, Siçilinë, Italinë e një pjesë të Spanjës. Kodifikoi të drejtën romake. Ndërmori punime të mëdha ndërtimi, sidomos për të mbrojtur kufijtë e perandorisë në V nga sulmet e barbarëve. Rindërtoi kështjella të vjetra dhe ndërtoi mjaft të reja, zakonish: me planimetri katërkëndëshe dhe me kulla në skajet. Në provincat ilire të Dardanisë rindërtc: të tilla 61 dhe ndërtoi të reja, 8, në Epirin e Vjetër rindërtoi 25, të reja 12, në Epirin e Ri rindërtoi 26, të reja 32. Emrat e kështjellave të përmendura me këtë rast në veprën e Prokopt të Cesaresë (shih) «Mbi ndërtimet» përbëjnë një burim të rëndësishëm për onomastikën ilire.

(H. Sp.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Justiniani I


[cite]