LAGËSHTIRA E AJRIT
✤ Përmbajtja e avujve të uj’it në ajër, një nga tiparet më thelbësore të motit e të klimës. Mund të përcaktohet në mënyrë sasiore si L. e A. absolute, L. e A. relative etj. Shqipëria, si një vend me klimë mesdhetare ka deri diku vlera të larta të L. së A. relative, e cila ndryshon gjatë stinëve.
Vlerat mesatare më të larta të L. së A. relative (70% deri 90%) vrojtohen në muajt nëntor, dhjetor e janar, ndërsa vlerat mesatare më të ulëta të saj (53 deri 70%) vrojtohen në muajt korrik e gusht. Përgjithësisht në Shqipëri vlerat e matura më të ulëta të L. së A. relative luhaten ndërmjet 5-15%. Në zonat e brendshme të territorit vlerat më të ulëta vrojtohen në muajt e gjysmës së ftohtë të vitit, kurse në rajonet bregdetare në muajt e ngrohtë të vitit.
(My.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lagështira E Ajrit
[cite]