LABOVA
✤ (e Libohovës). Fshat në rrethin e Gjirokastrës (JL), në shpatin e malit Bureto, mbi 1. e Suhës, degë e Drinos. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Asim Zeneli (shih). Përbëhet nga dy lagje: L. e sipërme dhe L. e poshtme. Është vendbanim i hershëm. Kalaja e vjetër, e quajtur sot Paleokastër, me sa duket i shërbente sistemit mbrojtës të Antigonesë. Gjatë punimeve. të rastit janë gjetur pjesë kolonash, mozaikë etj. Në periudhën bizantine deri në mes të shek.XX quhej Labova e Kryqit. Kisha e Shënmërisë e L. shek. XIII është vepër e mjeshtërve që krijuan në atë kohë një shkollë të veçantë arkitekturore në Shqipërinë e J. Vlera kanë veshja me tulla e pjesës së sipërme të monumentit dhe ikonostasi prej druri, i v.1805. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Sot bën pjesë në koop. e bashkuar «Asim Zeneli». Ka drejtim kryesor bimët e arave, pemëtarinë, rritjen e bagëtive të imëta. L. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muzeun, njësi tregtare e komunale.
✤ (e Odries). Fshat malor në rrethin e Gjirokastrës (VL), në rrugën Ura e Subashit-Çajup, në shpatin P të malit Strekovec. Përmendet në burimet e shkruara që në shek.XV, më 1432 kishte 119 shtëpi. Fshati ka tradita kulturore e arsimore, është vendlindja e Vangjel Meksit (shih). Më 1714 fshatarët bënë kryengritje kundër taksës së xhizjes. Më 4.4.1910 në L. u hap e para shkollë shqipe e Lunxhërisë. Këshilli NÇ u formua në tetor 1942. Në L. në tetor 1942 u ngrit Komanda e vendit për Rrëzën e Lunxhërisë dhe më 15.7.1943 u formua çeta «Prokop Meksi». Kolektivizimi u bë në prill 1957, më pas u përfshi në koop. e bashkuar të Odries, sot bën pjesë në NB «Lunxhëria». Ka drejtim kryesor frutikulturën e rritjen e bagëtive të imëta. Për ta dalluar nga Labova e Vogël quhet edhe Labova e Madhe, është përdorur edhe emërtimi Labova e Zhapës. L. ka shkollë 8-vjeçare të ciklit të ulët, qendër shëndetësore, vatër kulture, muze. njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Labova