LAJTHIA
✤ (Coryllus avellana L.). Shkurre ose dru i vogël i familjes mështeknore (Betulaceae) që rritet deri 5 m, me lëvore ngjyrë hiri e me shumë thjerrëza, me gjethe të rrumtullakëta pak eliptike, për fundi në trajtë zemre, anës e dhëmbëzuar, me push, me bisht të shkurtër, me lule mashkullore të vendosura në vile të gjata që çelin para gjetheve, gathët femërorë që janë si burbuqe çelin nga mesi i janarit, shkurtit ose marsit. Fryti aken është i mbuluar me një lëkurë të gjatë të çarë në majë. Piqet në shtator.
L. është me prejardhje nga Azia e Vogël, e përhapur në të gjithë Evropën. Në Shqipëri ndeshet nëpër vende më parë të pyllëzuara me ah ose bredh, nëpër shkorrete e pyje, gjatë përrenjve ose nëpër ledhe arash deri në lartësitë 1700 m. Në gjendje të egër dhe e kultivuar në blloqe, hyn në prodhim pas 4-5 vjetësh, prodhon rregullisht 30-35 vjet. L. pëlqen toka të freskëta. Shumëzohet me farë, me copa dhe me mënjolla. Kokrrat e L. janë të ushqyeshme, përmbajnë 60-70% yndyrë, përdoren edhe për përgatitjen^ e ëmbëlsirave si dhe për të nxjerrë vaj të ngrënshëm ose industrial. Druja e L. është e butë, e bardhë si në të kuqe dhe elastike, përdoret për orendi të ndryshme shtëpiake, thuprat__shërbejnë për të përgatitur rrathë për kade, çibukë, shkopinj etj. Gjethet e L. shfrjhëzohen gjatë dimrit si ushqim për bagëtinë, kurse lulet janë prodhuese të hershtne të polenit.
(T.Gj.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lajthia