LAPIANA MARKO
✤ (1883-195S). Gjuhëtar i njohur arbëresh nga katundi Hora në krahinën e Palermos (Sicili). Si njohës i mirë jo vetëm i të folmeve arbëreshe, por edhe i gjuhës shqipe në përgjithësi ka shkruar një sërë studimesh, ndër të cilat: Rreth reflektimit të zanores o të gjatë nga indoevropianishtja dhe latinishtja në shqipe (1937), Studime gjuhësore shqiptare I (1939); Studime gjuhësore shqiptare II (1949), etj. Ka lënë dorëshkrim edhe një gramatikë historike dhe një fjalor etimologjik të gjuhës shqipe. Më 1912 zbuloi dhe ribotoi veprën e Lekë Matrëngës (shih) me shënime gjuhësore me interes. Në studimet e tij vëmendjen më të madhe ua ka kushtuar çështjeve të fonetikës dhe të morfologjisë historike të gjuhës shqipe. Ka trajtuar edhe çështje etimologjike, si edhe bashkëpërkimet ndërmjet shqipes e rumanishtes. Me interes të veçantë janë edhe të dhënat, që sjell për të folmet arbëreshe të Sicilisë, Studimet e M.La.P. shquhen për mendime origjinale dhe për qëndrime kritike ndaj disa zgjidhjeve të mëparshme.
(Sh.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lapiana Marko
[cite]