LEFTEROHORI


LEFTEROHORI
✤ Fshat në rrethin e Sarandës, në rrëzën P të Malit të Gjerë. Qendër e fshatit :ë bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Kakodhiq dhe Sopot (Varfaj); gjithsej 874 banorë. Është fshat i vjetër, dëshmohet që në v. 1581. Këshilli NÇ u krijua në nëntor 1942. L. është qendër e koop. së bashkuar me drejtim kryesor blegtorinë, rritjen e ullinjve dhe pemëtarinë. Ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lefterohori


[cite]