Letra
Letra e ka origjinën nga Kina, ku sipas një tradite Cai Lun arriti ta prodhonte atë në vitin 105 p.K. Ajo përgatitej nga përzjerja e lëngjeve të disa drurëve, bambu, kanavi dhe morea. Për shumë vite kinezët nuk e treguan zbulimin e tyre, deri në vitin 751 kur ata u pushtuan nga Arabët, të cilët ua morën sekretin e përpunimit të letrës. Kështu në vitin 754 në Bagdat u ngrit fabrika e parë e letrës dhe më pas u pasua nga një tjetër në Damask. Perandori i parë Bizantin që përdori letrën ishte Kostandin Monomaku në vitin 1052.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Letra" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/letra-2