Leoni

(greqisht: Λεων) Leoni (+461). Papë Leoni kishte lindur në Toskana dhe ka qenë papë i Romës në kohën e Perandorëve Marcian dhe Pulqeria. Gjatë punimeve të Sinodit IV Ekumenik që u zhvillua në Kalqedoni ai mbrojti besimin e drejtë. Papë Leoni u shqua në luftën kundër herezive të monofizitizmit dhe monotelitizmit. Papë Leoni fjeti në vitin 461. U shpall shenjt dhe kremtohet në 11 prill për perëndimin dhe më 18 shkurt për lindjen. Në vitin 1754 u quajt mësues Ekumenik (Doctor Ecclesiae). Shkrimet: 1) Fjalime, Leoni i Madh ka shkruar 96 fjalime, karakteristikë e të cilave është ritmi dhe fuqia e mendimit. 2) Letra. Koleksioni i tij përbëhet nga 193 letra. Me vlerë teologjike është ajo që titullohet Sacramentarium Leonianum. Kjo letër dallohet për kthjelltësinë e mendimit.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]