LIBURNËT


LIBURNËT
✤ Fis ilir i bregdetit V të Adriatikut, banorë të trevës nga Arsia (Rasha) në Istrie (Jugosllavi) deri te 1. Titi (Kërka) dhe në ishujt fqinjë. Njihen si detarë të zot, që lundruan në detin Adriatik para grekëve duke arritur në P deri në brigjet L të Italisë Qendrore dhe në J deri në ishullin e Korkyrës (Korfuzit). Anijet luftarake të L. të quajtura libuma, të shpejta e të lehta në manovrim, u morën si model nga romakët. Tek L. gratë zinin vend të rëndësishëm në jetën shoqërore. Më 119 p.e.r. viset e L. ranë nën sundimin romak, më 35 p.e.r. Oktaviani e ‘ shkatërroi flotën e tyre. Vendbanimet kryesore të L. që lulëzuan në shekujt e parë të e.r. ishin: Aenona, Senva, Albona, Lopsika etj. (S.A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Liburnët


[cite]