LIDHJA ORTHODHOKSE


LIDHJA ORTHODHOKSE
✤ (1909). Gazetë e përdyjavshme politike, fetare dhe letrare. Numri i parë doli më 23.7.1909 në Korçë, vijoi deri në nr. 22 më 1910. Ishte organ i shoqërisë «Lidhja orthodhokse» nën drejtimin e Mihal Gramenos (shih). Demaskoi politikën shoviniste të shteteve fqinje, luftoi për futjen e shqipes si gjuhë e shërbesave në kishën ortodokse, goditi veprimet çnjerëzore të ushtrive osmane kundër popullsisë dhe kryengritësve shqiptarë, prandaj u mbyll me vendim të gjykatës ushtarake osmane. Lënda pjesërisht ishte në gjuhën greke. Bashkëpunuan H.Mosi, Th.Tashko, S.Peci etj.

(Th.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lidhja Orthodhokse


[cite]