LIQENI I FIERZËS


LIQENI I FIERZËS
✤ Ujëmbajtës artificial i krijuar më 1978 me ndërtimin e Digës së HEC «Drita e Partisë», mbi lumin Drin në Fierzë, pas bashkimit të Drinit të Bardhë me Drinin e Zi. Shërben për rregullimin e rrjedhjes së këtij lumi përHEC. L. i F.’ ka lartësinë 167 m, sipërfaqe të pasqyrës së ujërave 72.5 km2, thellësinë më të madhe 128 m dhe vëllim 2.7 miliardë m3 ujë. Forma e përzgjatur e pasqyrës së liqenit ndjek konturet e luginave në të cilat është formuar. Sipërfaqja e përgjithshme e pellgut ujëmbledhës të tij është 11829 km2, ndërsa lartësia 983 m. Si rrjedhojë ujërat janë relativisht të ftohta. Shfrytëzohet për peshkim. Është i zhvilluar edhe transporti i brendshëm ujor me anije për pasagjerë e mallra. Në brigjet lindore është ndërtuar Kukësi i Ri.

(N. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Liqeni I Fierzës


[cite]