Liturgjia Hyjnore
Liturgjia Hyjnore ndahet në dy pjesë kryesore: Liturgjia e katekumenëve dhe Liturgjia e besnikëve. Në Kishën Ortodokse celebrohen tre lloj liturgjish, të cilat janë: 1-Liturgjia e Joan Gojartit. 2-Liturgjia e Vasilit të Madh. 3-Liturgjia e Dhuratave të Parashenjtëruara. Pika kulmore e Liturgjisë është misteri i Falenderimit Hyjnor, gjatë të cilit besimtarët kungohen me trupin dhe gjakun e Krishtit. Liturgjia e Vasilit të Madh kryhet dhjetë herë në vit, ndërsa Liturgjia e Dhuratave të Parashenjtëruara celebrohet të mërkurave dhe të premteve, kryesisht gjatë Kreshmës së Madhe.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]