Llazar Pjeshkazini

Llazar Pjeshkazini

Llazar Pjeshkazini (1952- ) ka lindur më 25 qershor të vitit 1952, në Tiranë. Ai qenë që në momentin e parë që u hap kisha dhe një nga mbështetësit e Kryeepiskopit Anastas. Mbledhja e parë e grupit nismëtar për rihapjen e kishës së Ungjillëzimit ishte menduar që të zhvillohej në shtëpinë e familjes Pjeshkazini, por numri i besimtarëve pjesëmarrës ishte shumë i madh, prandaj u pa e arsyeshme që të merrej me qera një sallë në Pallatin e Kulturës. Duke vazhduar traditën e familjes Llazari ka dhënë kontributin e tij në punët ndërtuese dhe mbarëvajtjen e kishës. Sot vazhdon të punojë në librarinë e kishës.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]