Llojet e pellumbave

Emra, emërtime dhe lloje pëllumbash

 BALLËZI

BALLËZI
Pëllumb ballëzi themi kur një pëllumb ka një pullë të zezë në ballë.

BALLI
BALLI

Pëllumb me një pullë të kuqe në kokë.

Pëllumb i bardhë
PËLLUMB I BARDHË ose PENDËBARDHË

Pëllumb i bardhë është ai që i ka pendët të bardha.

BARKBARDHË
BARKBARDHË

Pëllumb që e ka barkun të bardhë.

BORIZAN
BORIZAN

Pëllumbi borizan është pëllumbi, që e ka bishtin të madh.

PËLLUMB ME BREKË
PËLLUMB ME BREKË

Pëllumb me brekë themi kur një pëllumb ka pupla të mëdha e të dendura te këmbët.

Pëllumb i butë
PËLLUMB I BUTË

Pëllumb i butë themi për pëllumbat që janë zbutur.

Pëllumb cung
CUNG

Pëllumb cung themi kur një pëllumb ka bishtin apo krahët të prerë.
ndërsa pëllumbave që iu janë shkulur puplat te krahët dhe te bishti iu thonë KRAHABISHTSHKULË.

Pëllumb çakërr
PËLLUMB ÇAKËRR ose PËLLUMB I SHKRUAR

Pëllumb çakërr janë pëllumbat që kanë ytë me ngjyrë shumë të çelur të larmë ose të bukur.


Pëllumb me çallmëÇALLMË

Pëllumb me çallmë u themi pëllumbave që kanë një tufë pendësh në kokë.

Pëllumb i egër
PËLLUMB I EGËR ose GOGESH

Pëllumbat e egër janë ata që jetojnë të lirë në pyje.

GRIP
GRIP

Pëllumb i bardhë me pika të zeza.

GUHAK
GUHAK

Lloj pëllumbi i egër e shtegtar, me trup të mbuluar me
pendë ngjyrë hiri në të kaltër dhe me krahë të larmë.

GUSHËKUQ
GUSHËKUQ

Atyre që e kanë gushën të kuqe u themi pëllumb gushëkuq.

KARA
KARA

Pëllumb me pendë të zeza.

KRAHËPRERË
KRAHËPRERË

Pëllumb që i ka krahët të prerë. Pëllumb krahëprerë.

KRAHËSHKRUAR
KRAHËSHKRUAR

Pëllumb që i ka krahët me ngjyra të ndryshme e të bukura.
Pëllumb krahëshkruar.

kumri
KUMRI
Lloj pëllumbi me pendë e pupla në ngjyrë të kuqe të çelur, të përzier me
të verdhë e të bardhë dhe me një njollë të harkuar pas qafës.
Mashkulli i kumrisë quhet GUGASH ose GUGUSH

KUQOKUQO
Pëllumb i kuq.

LAROSH
LARASH ose LAROSH

Që është laraman. Pëllumb larash.

 

POSTAR
POSTAR

Pëllumb poste për pëllumbat që janë mësuar të çojnë mesazhe të shkurara apo edhe kartë memorje me këngët e zgjedhura në format mp3 🙂

PËLLUMBESHË
PËLLUMBESHË ose VIDË

Pëllumb femër

QAFËKUQ
QAFËKUQ

Pëllumb që i ka puplat e qafës të kuqe.
Pëllumb qafëkuq.


QAFËZIQAFËZI

Pëllumb që i ka puplat e qafës të zezë.
Pëllumb qafëzi.

 

RROÇE
RROÇE

Pëllumb i bardhë femër pa kaçul. Mashkuli quhet RROÇ.

TAS
TAS
Pëllumb me kaçul në kokë.

VIDAN
VIDAN

Pëllumb mashkull.

Shtesë:
1. Për pëllumbat themi se gugatin (guitin ose gugojnë) kur nxjerrin tingullin
karakteristik gu-gu
2. Zhurma që del nga përplasja e krahëve quhet fërfëllimë, pra pëllumbat fërfëllojnë.
3. Pupëlat e tyre quhen edhe lëpendra ose shpendëla.

 

Lloje pëllumba

[cite]