LUGINA E PËRROIT TË THATË
✤ Luginë në P të Alpeve Shqiptare, në rrethin e Shkodrës (VL). Fillon tek Qafa e Tëthores e Shtegu i Dhenve në VL dhe përfundon në liqenin e Shkodrës në JP. Ka gjatësi 44.5 km. Është e ndërtuar gati tërësisht prej gëlqerorësh dhe dolomitesh të mesozoit dhe nuk ka rrjedhje ujore sipërfaqësore. Pjesa e sipërme (midis Okolit e Ducajt), që njihet me emrin lugina e Bogës, formon një gjysmëharku me drejtim JL. Ka formën e një govate tipike akullnajore midis kurrizit malor Boçan-Bridashë, në VP dhe Rabë-Çardak në JL. Në qendër të saj shtrihet dhe fshati malor i Bogës. Nën fshatin Ducaj fundi i saj është çarë nga një kanion me thellësi 30-35 m dhe gjërësi prej 2-3 m. Nën fshatin Gradec L. e P. të Th. kalon në depozitimet lyshterore e liqenore kuaternare të fushës së Mbishkodrës (shih). (Gj.G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lugina E Përroit Të Thatë
[cite]