Mëllaga e bardhë

Mëllaga e bardhë

Mëllaga e bardhë

(latinisht: Althaea officinalis, familja Malvaceae)

Përdorimi:
Rrënjët e prera, të qëruara dhe të thara, si dhe gjethet e mëllagës ose mollohires shërbejnë si drogë. Bima rritet zakonisht në zonat e ulëta, në vende më lagështi. Droga përdoret kundër pezmatimit të rrugëve të frymëmarrjes dhe të fytit, për të lehtësuar nxjerrjen e gëlbazës; për të shpëlarë fytin dhe hundën; në pezmatime të rrugëve urinare dhe të zorrëve; në diarre. Ndryshe nga çajrat e tjerë çaji i mëllagës së bardhë përgatitet duke e hedhur drogën në ujë të ftohtë.

Përgatitja:
1 lugë gjelle me drogë të grimcuar hidhen në një gotë ujë dhe përzierja lihet 6 orë. Pihen doza të tilla disa herë në ditë.
Njësoj përgatitet çaji për gargarë dhe bëhet gargarë disa herë në ditë. Çaji i rrënjëve mund të përgatitet dhe duke hedhur drogën e grimcuar në ujë të përvëluar. Përdoren dhe lulet e mëllagës së madhe (Althaea rosea) si zbutëse në bronkit; si laksative të lehta; kundër kollës.
Çaji i kësaj bime përgatitet duke zier 2 lugë gjelle lule në 1 gotë ujë. Pihen 2-3 doza të tilla në ditë. Drogat e ruajnë veprimin për 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ André Karwath aka Aka [CC BY-SA 2.5 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/2.5)], from Wikimedia Commons

[cite]