LULESHTRYDHJA


LULESHTRYDHJA
✤ (Fragaria vesca L.). Bimë barishtore shumëvjeçare e familjes trëndafilore (Rosaceae) me këreell deri 30 cm, me gjethe të përbëra nga tri gjethëza të vendosura në formë rozete, me lule të bardha deri në krem. Fryti është aken, . ai përbën pjesën e ngrënshme. L. kërkon toka të pasura me humus. Temp. më të ulëta se -15°C e dëmtojnë. Shumëzohet me anën e stoloneve që janë një metamorfozë e kërcellit. L. në Shqipëri ka filluar të kultivohet pas v. 1950 kryesisht në rrethet Korçë, Dibër, Lushnjë. Kokrrat e L. kanë vlera ushqimore, janë të pasura me vitamina C, sheqer, acide organike, kripëra minerale etj. Përdoren të freskëta e të përpunuara si komposto e reçel.

(M. Pe.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Luleshtrydhja


[cite]