LUMI HAMIT


LUMI HAMIT
✤ (1869-1929). Atdhetar e publicist i periudhës së Rilindjes e të Pavarësisë. Lindi në Vërmik të Kurveleshit. Punoi si shërbëtor, barkëtar dhe argat. Me barkën ndërlidhte patriotët vlonjatë me atdhetarë që vepronin jashtë atdheut,. sillte fshehurazi libra e gazeta që botoheshin jashtë Shqipërisë dhe u bë përhar i mësimit shqip. Për këtë u burgos nga autoritetet osmane. Ishte veprimtar i shquar i klubit «Labëria», që u krijua më 1908. Mori pjesë në Mbledhjen e Cepos në korrik 1911 (shih) dhe në çetat patriotike. Ndjekjet osmane e detyruan të lërë atdheun. Në Boston mori pjesë aktive në shoqërinë patriotike «Besa-besën» dhe më pas në Federatën «Vatra» (shih). Me shkrimet e tij publicistike botuar në gazetën «Dielli» (shih) dhe në organe të tjera shprehet për bashkimin kombëtar, për mbrojtjen e trojeve shqiptare, për mbrojtjen e qeverësi së kryesuar nga Ismail Qemali dhe të asaj të kryesuar nga Sulejman Delvina. (shih). Dëno: feudalët e tradhtarët, pazarllëqet imperialiste në kurriz të popullit dhe regjimin zogist. (Z.Br.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lumi Hamit


[cite]