LYNKESTËT


LYNKESTËT
✤ Fis ilir, banorë të krahinës Lynk, në L të liqenit Lihnid e deri në fushën e Manastirit. Përmenden për herë të parë në luftën që zhvillojnë ilirët e krahinave JL kundër maqedonëve, të cilët synonin t’i nënshtronin. Luftërat përfunduan me përfshirjen e L. në përbërjen e shtetit maqedon në kohën e Filipit II (v. 352). Përmenden edhe në kohën e luftërave romako-maqedone dhe u pushtuan përfundimisht nga Roma më 168 p.e.r. Pas kësaj u përfshinë administrativisht në krahinën IV maqedone. Qyteti kryesor ishte Heraklea, lokalizuar në rrënojat e vendbanimit antik në fshatin Bukovo, pranë Manastirit.

(Zh. A.) 

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lynkestët


[cite]