MËNGJESI I 17 NËNTORIT
✤ Tablo e Bukurosh Sejdinit (1957), që është bërë e njohur për paraqitjen përgjithësuese të mëngjesit të parë në Tiranën e çliruar. Me një vijë në kontur mjaft të lëvizur, me ngjyra të lehta reale, në një zhvillim të përgjithshëm vertikal që i jep një farë solemniteti, tabloja paraqet një grua aë takohet me dy partizanë, njëri nga të cilët ngre lart fëmijën e saj, në mes të sheshit Skënderbej,.të mbushur me mbeturinat e mjeteve luftarake. Të tjerë njerëz përqafohen, ndërsa prapa minares gati të rrëzuar, kullës karakteristike të sahatit dhe malit mavi duken rrezet e diellit që do të lindë, duke simbolizuar një jetë të re që fillon, një epokë të re.
(A. Ku.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mëngjesi I 17 Nëntorit
[cite]