MËNISHTJA E SHQIPËRISË


MËNISHTJA E SHQIPËRISË
✤ (Cistus albanicus, E. F. IVarburg). Shkurre ‘e familjes mënishtore (Cistaceae), me kërcell 30 cm të lartë, me gjethe eliptike gati pa bisht, të gjelbra, me qime të gjata të thjeshta dhe si yll përsipër, me lule të bardha me diametër 3-4 cm. Lu’lëzon në qershor-korrik, bën fryt kapsulë që frytëzon në muajt gusht-tetor. M. është bimë endemike shqiptare me lidhje fisnore me specie të Evropës J, e përhapur kryesisht në Shqipërinë e Mesme dhe JL, si në Çermenikë e Moravë. Ndeshet më shpesh në pyjet me ah deri në lartësinë 1600 m. (Xh. Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mënishtja E Shqipërisë


[cite]