MËNYRA E PRODHIMIT


MËNYRA E PRODHIMIT
✤ Nocion ekonomiko-shoqëror që shpreh dhe lidhjet e ndërsjella midis forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në ■prodhim (shih). Historia e shoqërisë njerëzore është para së gjithash histori e zhvillimit të forcave prodhuese dhe të marrëdhënieve në prodhim. Ajo njeh pesë mënyra prodhimi: bashkësinë primitive, skllavërinë, feudalizmin, kapitalizmin dhe komunizmin. Forcat prodhuese janë elementi më dinamik i M. së P. Zhvillimi i prodhimit fillon gjithmonë me ndryshimin e zhvillimin e forcave prodhuese, i eili shpejt a vonë, sjell edhe ndryshimin e zhvillimin e marrëdhënieve në prodhim. Marrëdhëniet në prodhim, pasi lindin nga një nivel i caktuar i zhvillimit të forcave prodhuese, ushtrojnë ndikimin e vet aktiv mbi to. Në rendet ekonomiko-shoqërore që mbështeten në pronën private mbi mjetet e prodhimit, në shfrytëzimin e njeriut prej njeriut hhe ku ekzistojnë klasa antagoniste, forcat prodhuese në një shkallë të caktuar zhvillimi të tyre hyjnë në konflikt me marrëdhëniet ekzistuese në prodhim. Kjo krijon kushtin objektiv material për shpërthimin e revolucionit social për zëvëndësimin e një mënyre prodhimi me një tjetër më të përparuar. Forcat prodhuese edhe në socializëm përbëjnë bazën materiale të zhvillimit të marrëdhënieve në prodhim. Por në socializëm për shkak të ekzistencës së pronës shoqërore, këto dy anë të prodhimit nuk hyjnë në konflikt dhe kontradiktat joantagoniste midis tyre zgjidhen në mënyrë të vetëdijshme nga shteti socialist. Përvoja e RPS të Shqipërisë ka vërtetuar se ndërtimi i shoqërisë socialiste kërkon jo vetëm zhvillimin e shpejtë të forcave prodhuese, por edhe përsosjen e pandërprerë të marrëdhënieve socialiste në prodhim.

(Th. Ka.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mënyra E Prodhimit


[cite]