MËSUESI


MËSUESI
✤ (1981). Gazetë e përjavshme, orfan i Ministrisë së Arsimit e të Kulturës të RPSSH Numri i parë doli më 1.9.1961 (më 1969-1972 u botua dy herë në javë). Pasqyron jetën politike, arsimore e kulturore të .vendit, trajton çështjet e revolucionarizimit të mëtejshëm të shkollës dhe të punës për zhvillimin e kulturës. Vendin krye.sor e zënë problemet e përmbajtjes së lëndëve dhe të teksteve shkollore, puna e mësuesve dhe metodika e mësimdhënies, edukimi dhe kalitja e brezit të ri, veprimtaria jashtëshkollore. «M.» u kusliton vend edhe traditave më të mira të arsimit e shkollës shqipe dhe kritikës së shkollës e pedagogjisë borgjeze-revizioniste.

(M. G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mësuesi


[cite]