MËSYMJA E D II S PËR CLIRIMIN E SHQIPËRISË SË MESME E TË VERIUT


MËSYMJA E D II S PËR CLIRIMIN E SHQIPËRISË SË MESME E TË VERIUT
✤ (4.8.-29.11. 1944). U krye në kuadrin e Mësymjes së Përgjithshme të Ushtrisë NÇSH për çlirimin e plotë të Shqipërisë dhe luajti një rol të rëndësishëm për realizimin me sukses të planit strategjik të Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë NÇSH për çlirimin e plotë të vendit, për ngritjen dhe forcimin e pushtetit popullor. Operacionet mësymëse të D II S (shih), i inkuadruar në KIS (shih) u kryen kundër garnizoneve të fortifikuara të armikut në rrethinat e qendrave të banuara, në vend kodrinor dhe malor të thyer dhe në kushte të dimrit të ashpër, me kalim pengesash ujore për çlirimin e Mirditës dhe të qyteteve Pukë Lezhë dhe Shkodër.

Gjatë periudhës 4,8.-23.9.1944, Br. III S dhe Br. VI S (shih) e D II S (shih) i dhanë një varg goditjesh armikut në qytetet dhe rrethinat e Tiranës dhe të Elbasanit, si dhe në rrugët e komunikacionit që lidhin këto qytete, ku armikut iu shkaktuan mbi 300 të vrarë, 600 të plagosur e 90 robër. U shkatërruan dhe u zunë një sasi e madhe materiali ushtarak. D III S pati 12 të vrarë dhe 35 të plagosur.

Në fillim të tetorit 1944, D II S, me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë NÇSH, kaloi në mësymje në zonat e Shqipërisë së Veriut. Më 20.10. 1944 u suhnua e u çlirua rajoni i fortifikuar i Shpalit (shih: lufta e Shpalit); nga 21-26,10. 1944 zhvilloi me sukses Luftën e Gëziqit (shih); më 27.10 e gjithë Mirdita ishte çliruar plotësisht nga pushtuesit dhe forcat reaksionare të bajraktarëve. Më 20.10. 1944 Br.XXIIS, në bashkëveprim me Br.VIS, çliruan Pukën; po në këtë datë Br.VIIS çliroi Lezhën’. Më 29.11.1944, forcat e D II S (Br. VI, VII, XXII S), në bashkëveprim me Br. XXIII e XXIV S dhe GP «Perlat Rexhepi» të Shkodrës, çliruan qytetin e Shkodrës, që shënoi dhe çlirimin e krejt Shqipërisë. Në këto luftime u asgjësuan më se 350 hitlerianë dhe mereenarë, u plagosën rreth 700 të tjerë dhe u zunë 3900 robër.Gjatë 107 ditë luftimesh të D II S armiku humbi mbi 7 000 veta, 16 topa e mortaja, 10 tanke e autoblinda, deri 200 makina etj. Nga DIIS në këto beteja ranë 76 luftëtarë dhe 133 u plagosën (shih edhe D II S i UNÇSH).

(R. Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mësymja E D Ii S Për Clirimin E Shqipërisë Së Mesme E Të Veriut


[cite]