MËSYMJA E NJËSIVE TË UNÇSH PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS


MËSYMJA E NJËSIVE TË UNÇSH PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
✤ (1944). U zhvillua sipas urdhrit të Komandantit të Përgjithshëm të UNÇSH, shokut Enver Hoxha, të datës 12. 9. 1944, për të ndihmuar vëllezërit kosovarë për t’u çliruar sa më shpejt nga pushtuesit nazistë e tradhtarët e vendit. Morën pjesë Br. IIIS (shih) dhe Br.V S (shih) të UNÇSH. Më 5.10 Br. V S kaloi në krahinën e Kosovës drejt Dragashit. Pas tri ditë luftimesh, në bashkëveprim dhe me Br. I Kosovare, e çliruan plotësisht^këtë rajon dhe dolën në afërsi të Prizrenit. Natën e’ 10-11.10. këto forca në kushte shumë të vështira, kaluan Drinin dhe dolën në rrethinat e Gjakovës. Pas luftimesh të ashpra (nga 12-14.10.), në Zym, Rogov, Damjan e Smaç, thyen me sukses kundërsulmet e armikut nga drejtimi i Gjakovës dhe i Prizrenit. Më 15.10. Br. V S çliroi zonën përtej Drinit dhe doli në afërsi të qytetit të Gjakovës, ndërsa Br. IIIS kaloi Qafën e Morinës dhe goditi forcat armike në Junik. Më 16 shtator Br. V S dhe Br. I Kosovare kryen sulmin e parë mbi qytetin e Gjakovës. Ndërkohë Br. III S kishte shpartalluar forcat armike në Junik e Deçan, duke vështirësuar shumë komunikacionin e armikut për të sjellë përforcime në rragën Pejë Gjakovë. Më 20.10. deri më 8.11. luftimet u zhvilluan kryesisht për shkatërrimin e pikëmbështetjeve të armikut tek Ura e Shenjtë dhe ajo e Erenikut dhe për të thyer kundërsulmet e tij si nga Peja në drejtim të Deçanit e Junikut kundër Br. III S dhe Br. I Kosovare, ashtu dhe nga Gjakova e Prizreni kundër Br. V S. Me vullnetarë të rinj, të dalë nga zonat e çliruara të krahinës së Kosovës, u formua në Krumë Br. IV Kosovare. Më 8.11. Br. V S dhe Br. IV S Kosovare sulmuan përsëri Gjakovën dhe, pas dy ditë luftimesh, më 10.11. e çliruan atë. Br. IIIS dhe Br. I Kosovare, pasi shkatërruan pikëmbështetjet e armikut në rrugën Pejë-Gjakovë, iu afraan Pejës dhe filluan luftën në rrethinat e saj. Br. V S dhe Br. IV Kosovare, në bashkëveprim me Br. XVIII S të UNÇSH, më 13.11. filluan sulmin në rrethinat e Prizrenit dhe, pasi spastruan krejt zonat rreth tij, natën e 15.11. filluan sulmin mbi qytet, të cilin e çliruan më 17.11. 1944. Në mëngjesin e po kësaj date forcat e Br. III S dhe Br. I Kosovare cliruan Pejën. 29 nëntori i ‘l944-ës Br. III, V S të UNÇSH i gjeti në rrethinat e Prishtinës e të Mitrovicës së çliruar. Ditën e çlirimit të Shqipërisë ata e festuan së bashku me vëllezërit kosovarë, të cilët i pritën me një dashuri të veçantë dhe nuk kursyen asgjë për të ndihmuar në kryerjen me sukses të detyrës që u kishte ngarkuar Komandanti i Përgjithshëm i UNÇSH, shoku Enver Hoxha. Për çlirimin e Kosovës dhanë jetën mbi 50 partizanë e partizane, kurse dhjetëra të tjerë u plagosën. Vullnetarët kosovarë dyfishuan efektivat e brigadave, ku u rreshtuan 2000-2500 partizanë. Çlirimi i Kosovës nga forcat e UNÇSH pati një rëndësi të madhe. Aty ishte krijuar një gjendje e rëndë që e kishte burimin në politikën shtypëse të qeverisë borgjeze të Jugosllavisë dhe në vetë qëndrimin shovinist të mbajtur ndaj popullsisë shqiptare nga udhëheqja e PKJ dhe nga drejtues të njësive të UNÇ Jugosllave. (B. I.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mësymja E Njësive Të Unçsh Për Çlirimin E Kosovës


[cite]