MËSYMJA E PËRGJITHSHME ARMIKE E DIMRIT 1943-1944


MËSYMJA E PËRGJITHSHME ARMIKE E DIMRIT 1943-1944
✤ Një nga operacionet më të mëdha të gjermanëve, të qeverisë kuislinge e gjithë reaksionit të brendshëm që u ndërmuar gjatë Luftës ANÇ për të asgjësuar Partinë Komuniste, Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe forcën e tyre të armatosur, Ushtrinë Nacionalçlirimtare. Morën pjesë forcat gjermane me një efektiv rreth 40.000 veta, si dhe rreth 12.000 forca mercenare, xhandaro-balliste e zogiste.

Operacionet armike në dimrin 1943-1944, nuk e gjetën në befasi UNÇ. Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH dhe Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar kishin marrë me kolië e zbatuar një varg masash për të përballuar me sflkses dhe për të shkatërruar planet e armikut. Në fillim të operacioneve të mëdha gjermane, UNÇSH kishte një efektiv prej rreth 20.000 luftëtarësh të inkuadruar pothuaj të gjithë në batalione, në grupe e në tri brigada. Veç këtyre, rreth 15 mijë luftëtarë kishin çetat e batalionet territoriale e vullnetare. Mësymja .e Përgjithshme armike e Dimrit 1943-1944 filloi me operacionin e Pezës, më 5 nëntor 1943 dhe përfundoi më 20 shkurt 1944. Gjatë muajit nëntor armiku zhvilloi operacione në Dibër, në Berat, në Mallakastër; në dhjetor në Çermenikë-Shëngjegj-Martanesh, në Luginën e Shushieës; në janar e në shkurt në zonat Korçë-Berat, Vlorë-Gjirokastër e në rrethin e Tropojës Të gjitha këto operacione u karakterizuan nga luftime ië përgjakshme.

Sipas udhëzimeve të SHP, forcat e UNÇSH përdorën me mjeshtëri taktikën partizane, përdorën në shkallë të gjerë manovrën, sulmet e kundërsulmet e befasishme, ngritjen e pritave, të kurtheve, shfrytëzuan më së miri terrenin malor, dhe mënjanuan grumbullimin e forcave të mëdha si edhe angazhimin në luftime të gjata të karakterit ballor. M. eP. A. tëD. pushtuesit gjermanë e shpallën të përfunduar më 20 shkurt 1944, pa plotësuar dot objektivat e tyre, ata nuk arritën të asgjësonin forcën e gjallë të UNÇSH dhe as të shuanin Lëvizjen NÇ në Shqipëri. Në luftimet e zhvilluara kundër forcave të UNÇSH, ata patën 3000 të vrarë. Në M. e P. A. të D. 1943-1944 PKSH, UNÇSH dhe mbarë populli shqiptar kaluan provën më të madhe dhe më të rëndë gjatë gjithë Luftës ANÇ. Në luftime të ashpra e në kushte jashtëzakonisht të vështira të dimrit, nga të ftohtët, nga plagët e rënda e nga sëmundjet vdiqën lart nga 1000 partizanë, rreth 1000 të tjerë u shkëputën nga formaeionet e tyre, por UNÇSH nuk u shkatërrua as nuk u dobësua. Ajo u tregua një ushtri e organizuar, e disiplinuar e me moral të lartë. Përsosja e organizimit të saj drejt shndërrimit të plotë në ushtri të rregullt popullore, nuk u ndërpre. Gjatë dimrit u krijuan katër brigada të reja, Br. IV, V, VI, VII S. Humbje në njerëz e dëme të mëdha materiale pësoi edhe popullsia fshatare e zonave ku u zhvilluan operacionet, si rrjedhojë e terrorit të pashembullt që përdorën hitlerianët gjatë kalimit të tyre. Ata rrëmbyen e plaçkitën pasurinë e fshatarëve, u vunë zjarrin fshatrave të tëra, vranë në masë njerëz të pafajshëm, me mijëra veta mbetën pa strebë e ushqim në mes të dimrit të ashpër. Terrori armik arriti kulmin edhe në qytetet e pushtuara. Në Vlorë, në Durrës, në Shkodër, në Korçë, në Tiranë etj. ku nazistët vranë me dhjetëra qytetarë, ndërsa me mijëra të tjerë i burgosën e internuan në kampet e shfarosjes. Vetëm në Tiranë ata vranë në një natë 84 veta (shih: Masakra e 4 shkurtit 1944). Armiku nuk e mposhti popullin shqiptar, nuk e ndau dot nga PKSH dhe Fronti NÇ. Në luftimet e ashpra dhe në vuajtjet e rënda të Dimrit 1943-1944, PKSH, Fronti NÇ, Ushtria NÇ, mbarë populli kryengritës shqiptar dolën me një kalitje e përgatitje shumë më të lartë për betejat e ardhshme vendimtare kundër pushtuesve nazistë e tradhtarëve të vendit. Pa mbaruar mirë M. e P. A. e D, UNÇSH, sipas urdhrit të Shtabit të Përgjithshëm, u hodh në kundërmësymje (shih; Kundërmësymia e UNÇSH shimft-mars 1944).

(Sh. L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mësymja E Përgjithshme Armike E Dimrit 1943-1944


[cite]