Mëlqinja
Mëlqinja
(latinisht: Berberis vulgaris, familja Berberidaceae)
Përdorimi:
Lëvorja e rrënjëve dhe frytet e thara të bimës përdoren si drogë. Bima haset në vende të shkreta të maleve gëlqerore. Frutifikon në gusht-shtator. Ka veti laksative, diuretike, koleretike, spazmolitike dhe përdoret në sëmundje të veshkave, në gurë të veshkave, në pezmatime të rrugëve urinare (sipas këshillës së mjekut). Tejkalimi i dozës mund të dëmtojë veshkat si dhe mund të japë përgjumje, të vjella, diarre etj. Frytet përdoren në përgatitjen e çajrave të pasur me vitaminë C.
Përgatitja:
1 lugë çaji me drogë lëvoreje të grimcuar hidhet në 2 filxhanë çaji ujë dhe zihet 5-10 minuta. Çaji kullohet dhe pihet gjatë ditës i ndarë në 3 pjesë. Droga ruhet deri në 18 muaj.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Boronian (own work (eigene Arbeit)) [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0)], via Wikimedia Commons