Mëllaga
Mëllaga
(latinisht: Malva silvestris, familja Malvaceae)
Përdorimi:
Gjethet dhe lulet e thara të mëllagës shërbejnë si drogë. Përdoret në sëmundje të aparatit tretës, të aparatit urinar. Nga jashtë përdoret për larje, gargarë, kundër acarimeve të lëkurës dhe të mukozave. Përdoret dhe për të shëruar difekte të mukozës së stomakut dhe të zorrëve. Ka veti absorbuese sikurse qymyri shtazor.
Përgatitja:
2 lugë çaji me drogë hidhen në 1 gotë ujë të sapozier dhe lihen 15-30 minuta. Pihen 2-3 gota në ditë. Droga ruhet deri në 18 muaj.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Syp [Public domain], from Wikimedia Commons
[cite]