MAJA E THATË


MAJA E THATË
✤ Majë mali në Alpet Shqiptare, në rrethin e Tropojës, me lartësi 2400 m. Shtrihet në skajin më P të kurrizit Kollatë-Rosnik, në anën e majtë të rrjedhjes së sipërme të 1. Valbonë. Është e ndërtuar tërësisht prej gëlqerorësh e dolomitesh të triasit. Ka formë të theksuar piramidale me shpate të thikta. Spikat menjëherë në reliev me lartësinë relative afro 1500 m midis fshatrave Kukaj e Valbonë. Qafa e Rupës në VL dhe ajo e Rrethit të Bardhë në JL e veçojnë M. e Th. nga kurrizi i lartpërmendur. Maja mbi lartësinë 1400-1500 m është krejtësisht e zhveshur, kurse nën këtë lartësi shfaqen drurë të rrallë të rrobullit, që më poshtë ia lëshojnë vendin brezit të pishës së zezë dhe ahut. (Gj.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Maja E Thatë


[cite]