MAKINAT E NDËRTIMIT
✤ Grup i gjerë makinash, mekanizmash e pajisjesh për mekanizimin e punimeve të ndërtimit. Përfshihen: makinat gërmuese të dheut (buldozerët, skreperët, autogrejderët, ekskavatorët etj); makinat e copëtimit, larjes dhe seleksionimit të materialeve të ndërtimit; makinat e përgatitjes së llaçeve dhe betoneve; makinat e ngarkimit, shkarkimit e transportit të materialeve etj. Pas Çlirimit parku i M. të N. është rritur dhe fuqizuar vazhdimisht, duke siguruar një mekanizim të gjerë të proceseve të vështira e vëllimore të ndërtimit dhe duke përmirësuar teknologjinë e punimeve të ndërtimit për kthimin e shesheve të ndërtimit në sheshe montimi. Ind. mekanike (shih) prodhon sot një numër të madh makinash e mekanizmash ndërtimi si: betonierë, vinça, makina larëse dhe seleksionuese të materialeve’ inerte të ndërtimit, transportierë etj. Përdorimi i tyre ka bërë të rritet shkalla e mekanizimit të punimeve të ndërtimit. Përdorimi i tyre ka arritur afro 90% në përgatitjen e betoneve dhe të llaçeve, në lëvizjen e dherave. në transoortin vertikal të ngarkesave etj.
(Sh. Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Makinat E Ndërtimit
[cite]