MALËSIA E GJAKOVËS


MALËSIA E GJAKOVËS
✤ (Malësia e Vogël). Krahinë në rrethin e Tropojës, midis Rrafshit të Dukagjinit në L (jashtë kufirit shtetëror), Qafës së Prushit dhe luginës së Skatinës në JL, luginës së Nikajt në JP dhe Qafës së Vranicës (Çerem) në V. Pjesa më e madhe e saj përbëhet prej gëlqerorësh e dolomitesh të mesozoit, shkëmbinjsh magmatikë efuzivë, rreshpesh të flishit (që përfshihen në zonën tektonike të Gashit). Në M. e Gj. gjenden disa nga viset e lar.ta malore dhe nga më të mprehtat e Alpeve Shqiptare, si blloku malor i Koliatës, Maja e Hekurave, Grykat e Hapëta, mali i Zhaborreve, Shkëlzeni etj., që lartohen mbi 2500 m kundrejt luginave të thella të Valbonës, lumit të Gashif e atij të Tropojës. Akullimet kuaternare kanë lënë gjurmë të shumta në reliev (lugina, cirqe dhe liqene të shumta akullnajore). M. e Gj. ka klimë malore me dimër të ashpër e të lagët (reshje të pasura bore) dhe verë relativisht të freskët. Temp. mesatare vjetore është 11.6°C, e janarit 0,4°C, e korrikut 21.2°C. Sasia mesatare e reshjeve arrin 2030 mm, trashësia e borës 68 cm. Bimësia është e pasur dhe përfaqësohet nga zona e dushkut, ahut, pishës (rrobullit) dhe kullotat alpine. Nga kafshët e egra takohen dhia e egër, kaprolli, ariu. Ka edhe shpendë si gjeli i egër, pula e pyllit dhe thëllëza e malit. Nga ana etnografike si bërthama qendrore të popullsisë së kësaj krahine historikisht ‘kanë qrnië tre male të quajtura: i Krasniqes (së bashk* me Nikaj), i Gashit dhe i Bytyçit. Në periudhën e bajrakëve krahina u nda në gjashtë bajrakë: i Krasniqes, i Mërturit, i Nikajve, i Gashit, i Bytyçit dhe i Berishës.. Si prejardhje, Krasniqja, Nikaj, Gashi e Bytyçi e quanin veten malësorë, kurse Mërturi e Berisha si dukagjinas. Veprimtaria ekonomike tradicionale e kësaj popullsie në të kaluarën ishte blegtoria. Verës shtegtonin me tufat e tyre mbi bjeshkët e larta, kurse dimrit i mbanin pranë shtëpisë. Bujqësia ishte e kufizuar, rriteshin gështenjat, arrat, mollët. Marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore rregulloheshin në bazë të Kanunit të maleve. Në formën e banesës mbizotëron kulla me një variant tipik të kësaj krahine. Burrat mbanin tipin e gunës, nga i cili kaluan në një lloj të fustanellës dhe më vonë në tirqit, në kokë mbanin qeleshe gjysmësferike, Gratë nga xhubieta kaluan në veshje të bardhë me këmishë të gjatë dhe në shekullin tonë me fund leshi me pala. Si qendër ekonomiko-shoqërore e krahinës ishte qyteti i Gjakovës, që mbeti pas vitit 1913 përtej kufirit. Banorët e krahinës janë dalluar në luftërat e popullit shqiptar për liri e pavarësi. Sot M. e Gj. ka si qendër administrative qytetin «Bajram Curri», Krahas blegtorisë dhe bujqësisë që kanë përparuar, janë zhvilluar dhe ind. e përpunimit të prodhimeve të tyre dhe ind. e nxjerrjes së mineraleve. Ka xeherorë polimetalorë (Gash), boksit (Valbonë), kuarc (Kërrnajë) e xeherorë kromi (Rragam, Kam, Kepenek).

(Gj. G.-Rr.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Malësia E Gjakovës


[cite]