MALI I THATË


MALI I THATË
✤ Mal në kufirin e rrethit të Korçës me atë të Pogradecit me lartësi 2287 m (Pllaja e Pusit). Shtrihet midis liqenit të Ohrit dhe liqenit të Prespës në L (shih) dhe fushës së Korçës në P. Vazhdon edhe jashtë kufirit me emrin Galiçiça. Ka trajtë antiklinali dhe përbëhet gati tërësisht nga gëlqerorë të mesozoit. Ka shpate të thepisura (sidomos ai P), kurse në kreshtë ka sipërfaqe gati të sheshta, të mbushura me gropa të shumta karstike. Në rrëzën P të M. të Th. dalin burime karstike (i Drilonit, i Tushemishtit etj.), Bimësia përbëhet kryesisht nga kullota alpine. Në shpatin L ka edhe pyje ahu, dushku dhe shkurre. Ka boksit hekuror dhe shkumës (Goricë)

(P. Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mali I Thatë


[cite]