MANËSI HIDËR


MANËSI HIDËR
✤ (Andrea). Udhëheqës i kryengritjes fshatare të v. 1607 në Shqipërinë e Mesme. Ishte nga fshati Qullës. Kryengritja u drejtua kundër bejlerëve të vendit, të cilëve H. M. u mori grurin nga depot dhe ia shiti popullit me çmim të ulët. Ai shpalli heqjen e të gjitha rëndimeve të grumbulluara gjatë kohës mbi fshatarët. Rreth tij u përhapën legjenda si çudibërës. Sundimtarët osmanë u detyruan të streJioheshin ndër fortesat. Duke ndërruar emrin në Andrea, ai u vu më pas në lidhje me dukagjinasit; u bashkua me ta në luftën e përbashkët për çlirim dhe iu drejtua për ndihmë spanjollëve. H. M. e mbajti për disa vjet nën kontroll zonën ndërmjet Lezhës e Krujës. Sundimtarët osmanë të vendit ia dolën ta shtypnin kryengritjen.

(I.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Manësi Hidër


[cite]