Maria

(greqisht: μάρτυρας) Maria Shën Mëria. Zonja e bekuar, Zonja Shën Mëri. Nëna e Jizu Krishtit. Ungjijtë nuk japin shumë detaje për Zonjën Shën Mëri. Ajo është vajza e vetme e Joakimit dhe e Anës, e cila shërbente në tempull. Është e lindur në Nezaret të Galileut (Lk. 1,26,27). Virgjëresha Mëri ka marrë lajmin e gëzuar nga kryeengjëlli Gabriel se ajo do ta lindte Jizu Krishtin (Lk.1.24-38). Shën Mëria ishte me Jezusin në të gjitha ndodhitë e mëdha: rrethprerjen, vendosjen në faltore (tempull), largimin në Egjipt, këshillën në faltore, në kohën e vuajtjeve, pas së cilës për të kujdeset apostulli Joani. Mësimet ortodokse për Shën Mërinë mund të përmblidhen në disa emra, siç janë: gruaja, nëna e Zotit, Shën Mëria etj. Shkrimi i Shenjtë nuk e përshkruan lindjen e Shën Marisë, prandaj informacionet për jetën e saj na i jep literatura apokrife. Prindërit e Hyjlindëses Joakimi dhe Ana kishin mbetur pa fëmijë. Në kohën e atëhershme mospasja e një fëmije (shterpësia) konsiderohej si një mallkim i Perëndisë, por ata qenë shpresëtarë dhe luteshin pandërprerë. Një ditë tek po luteshin në kopshtin e shtëpisë së tyre në Jeruzalem, një engjëll iu shfaq të dyve duke i lajmëruar se Ana do të mbarsej dhe do të lindte fëmijë. Sapo mori lajmin e mirë nga engjëlli, Ana premtoi që fëmijën do ta ofronte si dhuratë tek Perëndia.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]