MARRËDHËNIET SOCIALISTE NË PRODHIM


MARRËDHËNIET SOCIALISTE NË PRODHIM
✤ Përbëjnë një sistem historikisht të caktuar të marrëdhënieve ekonomike. Ato vendosen në procesin e ndërtimit të bazës ekonomike të socializmit (shih). M. S. në P. përfaqësojnë tërësinë e marrëdhënieve ekonomike që ekzistojnë e realizohen në shoqërinë socialiste në procesin e prodhimif, të shpërndarjes dhe të këmbimit të produkteve e të mallrave të konsumit. Karakteristikë e përgjithshme e M. S. në P. është se ato janë marrëdhënie të drejtpërdrejta shoqërore e të tejdukshme ndërmjet shoqërisë dhe anëtarëve të saj; përputhen me karakterin shoqëror të forcave prodhuese; janë marrëdhënie bashkëpunimi e ndihme të ndërsjellë; zhvillohen e përsosen pa ndërprerë krahas zhvillimit të forcave prodhuese në bazë të kërkesave të ligjeve ekonomike objektive të socializmit. Në themel të marrëdhënieve socialiste në prodhim qëndron prona shoqërore mbi mjetet e prodhimit. PPSH dhe shoku Enver Hoxha gjatë ndërtimit të socializmit në RPS të Shqipërisë kanë’ dhënë një ndihmesë të çmuar teorike e praktike për ruajtjen dhe forcimin e përmbajtjes socialiste të marrëdhënieve në prodhim si dhe për përsosjen e tyre në rrugën revolueionare, duke mbyllur çdo shteg për degjenerimin kapitalist. Ata kanë demaskuar e luftuar pikëpamjet e revizionistëve modernë që i trajtojnë M. S. në P. si ■ marrëdhënie ’thjesht tekniko-administrative dhe mohojnë përmbajtjen e tyre ekonomiko-shoqërore.

(M. Ço.)’

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Marrëdhëniet Socialiste Në Prodhim


[cite]