RRETHI I LUSHNJES


RRETHI I LUSHNJES
✤ Shtrihet në Shqipërinë P, në Uitësirën Perëndimore. Sipërfaqja 712 km2. Popnlisia 114.600 banorë. Përfshin një qytet Lushnjën, qendra e rrethit, 116 fshatra të grupuara në 21 fshatra të bashkuara. Dendësia mesatare 165.4 banorë/km2, popullsia në qytet 20%, në fshat 80%. Rritja natyrore 2.1%. Mbizotëron relievi fushor, rreth 1/5 është kodrinore. Lartësia mesatare 67 m. Zona më e iartë, Mollasi, me majën më të lartë (299 m). Fushat shtrihen në P dhe përbëjnë pjesën kryesore të Myzeqesë së Madhe. Luginat kryesore: e Shkurnbinit dhe e Semanit. Lumenjtë: Shkumbini dhe Semani në rrjedhjen e poshtme derisa derdhen në Adriatik. Klima është mesdhetare fushore në nënzonën qendrore. Temp. mesatare 16.2°C, e muajve më të ngrohtë 24.6°C. Temp. absolute më e ulët -8.9°C më e lartë 41.9°C. Sasia mesatare vjetore e reshjeve 880 mm, pjesa më e madhe në stinën e dimrit dhe të vjeshtës. Erërat lokale karakteristike ajo jugore dhe verilindorja «Elbasania». Pasuritë natyrore: nafta dhe gazi natyror. Tokat bujqësore janë të hirta kafe, livadhore, aluvionale si dhe livadhore të kripura. Pyjet dhe shkurret zënë 10.7% të sipërfaqes. Rr. i L. është rreth bujqësor-industrial i zhvilluar. Industria jep 46% të prodhimit të përgjithshëm industrial e bujqësor. Është zhvilluar me vrull në vitet e pushtetit popullor dhe gjatë pesëvjeçarit janë ndërtuar një varg veprash si fabrika e letrës, kompleksi i fabrikave të ndërmarrjes ushqimore, fabrika e tullave, e miellit, e çembrionizimit të misrit, uzina e lëndëve plastike. Para Çlirimit kishte vetëm disa punishte. Më 1979 prodhimi industrial ishte 35.6 herë më i madh në krahasim me 1950 dhe 13 herë në krahasim me v. 1960. Vend të veçantë zë ind. e lëndëve plastike që jep 21%. të prodhimit të përgjithshëm industrial të rrethit. Degë tjetër kryesore është ind. ushqimore që jep 49.5%. Janë zhvilluar gjithashtu ind. e përpunimit të drurit dhe të letrës, ind. e materialeve të ndërtimit etj. Bujqësia jep 54% të prodhimit të përgjithshëm industrial e bujqësor të rrethit, ka 18 koop. të bashkuara, 5 KTL, 3 NB. Kolektivizimi i bujqësisë filloi në nëntor 1946, përfundoi më 1958. Sipërfaqja e punueshme zë 73.3% të sipërfaqes së rrethit nga e cila 90% e zënë bimët e arave, pjesa tjetër janë ullishta, pemë frutore e vreshta. Para Çlirimit nuk ujitej asnjë ha tokë, sot ujiten 78% e tokës së punueshme, ka 30 ujëmbajtës si në Murriz-Thanë, Divjakë, Pajolli etj, dy kanale të mëdhenj, ndër të cilët kanali i Myzeqesë. Janë të mekanizuara 100% të plugimeve, 70% e prashitjeve, 90% e korrjeve dhe 100% e shirjeve. Kulturat kryesore: gruri 30% e si~ përfaqes, misri 13%, pambuku dhe luledielli. Më 1938 rendimenti mesatar ishte 5.7 ‘kv/ha grurë, 5 kv/ha pambuk, 10 kv/ha misër. Më 1983 u morën mesatarisht 41.8 kv/ha grurë në të gjithë rrethin. Në zonën e intensifikimit me përparësi u morën 47.6 kv/ha. Rr. i L. përmendet për prodhimin e grurit dhe zë vendin e parë në Republikë ‘për lulediellin dhe pambukun. Në blegtori mbizotëron gjedhi, dhentë, rriten dhe bletët. Ka komplekse për rritjen e pulave, gjelit të detit, si edhe për rritjen e viçave. Rrugët kryesore: Lushnjë-Rrogozhinë, Lushnjë-Berat, Lushnjë-Fier. Nga ana etnografike Rr. i L. përfshin një pjesë të Myzeaesë dhe të Darsisë. Rrethi ka tradita për punimin e të linjtave, të kashtës etj. Tipi banesës ka qenë me «matkë» (dhoma e madhe në qendër dhe anekset e nevojshme rreth saj), të thurura me kallame e të lyera me baltë, me musandra e koçekë. Në krahinat fushore mbanin veshjen me shallvare për burrat dhe një pjesë kostumin me mëngë leshi, kurse gratë mbanin mbathje të gjata prej liri e pambuku me qëndisje dhe çitjane. Veshja qytetare për burrat ishin qillotat prej leshi, për gratë kostumi. Kishte zbukurime e qëndisje ari. Vallet janë kryesisht të tipit myzeqare, shoqëruar me këngë polifonike burrash dhe grash. Vallja qytetare lushnjare shoqërohet me orkestrinë popullore (saze). Para Çlirimit ishte një krahinë e prapambetur për shkak të shfrytëzimit të rëndë nga bejlerët, Banorët vuanin edhe nga malaria e sëmundjet e tjera, pasi pjesën më të madhe të fushës e mbulonte këneta e Tërbufit. Në vitet e pushtetit popullor me punimet e mëdha të bonifikimit, me kanalizimet dhe me investimet për fushat e tjera në këtë rreth janë ‘bërë shndërrime rrënjësore, që ,e kanë ndryshuar natyrën, ekonominë dhe gjithë mënyrën e jetesës. Në vend të 1 shkolle të ulët bujqësore e 13 shkollave fillore të Paraçlirimit, sot ka 17 shkolla të mesme, 54 shkolla 8-vjeçare, 131 çerdhe e 135 kopshte. Janë ngritur 65 muze (62 në fshat),

189 biblioteka. Ka 23 shtëpi kulture, vatra kulture në çdo fshat, 2 kinoklube, 52 ansamble artistike e grupe folklorike. Më 1938 kishte vetëm 2 mjekë. Sot ka spitale, 110 reparte e shtëpi lindjeje, 135 ambulanca, 30 klinika dentare, 17 farmaci, 1 laborator bakteriologjik etj.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rrethi I Lushnjes


[cite]