Martesa

Martesa

(latinisht matrimonium) Në misterin e Martesës shenjtërohet lidhja ndërmjet burrit dhe gruas, ku me anë të hirit të Shpirtit të Shenjtë krijohet familja e shëndoshë dhe e lumtur, në përputhje me vullnetin e Perëndisë. Apostull Pavli e cilëson Martesën si një vepër madhore të Perëndisë. Zoti e shenjtëroi martesën, për faktin se mrekullinë e Tij të parë e bëri te dasma në Kanë. Kur Perëndia krijoi njeriun e parë, Adamin, tha: “Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm, unë do t’i bëj një ndihmë që i leverdis” (Gjeneza 2, 18). Kështu Perëndia krijoi gruan e parë, Evën dhe u tha atyre, “u shtofshi dhe u shumofshi”. Pra misteri i Martesës kryhet si rezultat i vullnetit të Perëndisë, me qëllim që të shumonte racën njerëzore.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Martesa" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/martesa-3