MBATHJA E TOKËS
✤ Vendosja e lymit dhe e prurjeve të tjera të ngurta të ujërave të turbuUta në tokat që përmbyten ose që ujiten, si dhe në shtretërit e lumenjve, në fundin e kënetave, liqeneve dhe detrave. Mund të jetë e dobishme ose e dëmshme bhe ndodh në mënyrë natyrore ose kryhet në mënyrë të drejtuar. Rast i veçantë i M. së T. është futja e ujërave të turbullta në kanalet ujitëse, me qëllim që kanalit t’i zihen poret e tokës dhe të pakësohen filtrimet. Deri para Çlirimit M. e T. natyrore vepronte shumë intensivisht dhe ka qenë faktori kryesor i formimit të relievit dhe të përbërjes së fushave. Në kushtet e bujqësisë ekstensive, në shumë zona ajo përbënte plehërimin kryesor. Me sistemimin e lumenjve dhe me bonifikimin e fushave pas Çlirimit, ndikimi i M. së T. është pakësuar shumë. Veprimi i saj është më i ndjeshëm në cekëtinat bregdetare pranë grykëderdhjeve të lumenjve, ku ndikon për përvetësimin e tokave të reja. Mbathja e drejtuar shërben sidomos për të lartësuar dhe për të përmirësuar paraprakisht tokat që do të bonifikohen. Këneta e Karavastasë së Vogël, para se të bonifikohej, u mbath me mbi 0.5 m lym nga kanali i Myzeqesë. Janë në vazhdim mbathja e godullës së Kularit me ujërat e kanalit të Tërbufit dhe mbathja e gjirit të Patokut me ujërat e Ishmit dhe të Drojës. Dukuri e dëmshme është mbathja që pësojnë kupat e ujëmbajtësve. Për ta penguar këtë bëhet sistemimi i tokave bujqësore, zgjerimi i pyjeve dhe i sipërfaqeve të veshura me bimësi, sistemimi rreth një ujëmbajtësi i përrenjve.
(Z. Ra.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mbathja E Tokës
[cite]