MEHQEMEJA Fatime
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 17 mars 1928, në Berat. U internua për motive politike. Me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Berat në rrethin Krujë, prej 15 qershorit të vitit 1945 deri më 30 dhjetor 1947. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 46, F. 55-56.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]