MEKAJSHI NIKOLLË


MEKAJSHI NIKOLLË
✤ ( ? -1615). Një nga organizuesit dhe zëdhënësit e lëvizjes çlirimtare shqiptare, në krye të së cilës më 1595 synoi të sulmonte e çlironte Krujën. Ndoshta me prejardhje nga Mjekësi i Eibasanit, u bë peshkop i Stefanisë në Shqipërinë e Mesme; mori pjesë si figurë kryesore në Kuvendin e Dukagjinit më 16011602 (shih), ku përfaqësoi hashkë me 3 krerë të tjerë Elbasanin me rrethe. Pas kuvendit të Dukagjinit vazhdoi të mbante lidhje me oborret evropiane për t’i siguruar ndihmë luftës çlirimtare dhe dërgoi atje edhe përfaqësues. Pati besim të tepruar në disa personalitete të huaja, prandaj meritoi qortimin e bashkëkohësii Mark Gjini (shih) që të mos u besonte sidomos disa elementëve sllavë, të cilët përpiqeshin t’u merrnin shqiptarëve nga dora sukseset e arritura. 1 ndjekur nga osmanët, u detyraa të tërhiqej në malet e Dukagjinit. Më 1609 shkoi në Spanjë si ambasador i krerëve shqiptarë. I zhgënjyer nga qëndrimi zvarritës i mbretit spanjoll u kthye në Romë, ku i paraqiti papës një përkujtesë me fjalë të forta proteste: «Gabimet kryesore të princave të sotëm janë: guximi i paktë dhe frika e madhe që të vihen të bëjnë një punë të denjë…» N. M. mbeti në mërgim, ku vdiq më 1615.

(I. Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mekajshi Nikollë


[cite]