MESAPËT


MESAPËT
✤ Fis ilir i shpërngulur rreth fillimit të mijëvjeçarit të fundit p.e.r. në Italinë e J dhe i vendosur në Apulia dhe Kalabrinë antike. Njoftimet e para historike të sigurta përtalidhen me luftërat e zhvilluara prej tyre kundër tarentasve nga fillimi i shek. V deri më 335 p.e.r., kur pas ndërhyrjes së Aleksandër Molosit që ishte thirrur për ndihmë nga tarentasit, i ianë mënjanë grindjet me këta të fundit për të përballuar gjendjen e krijuar nga rreziku samnit. Në luftën I e II samnite M. u renditën në anën e romakëve, ndërsa gjatë luftës III më 299 p.e.r. të shqetësuar nga forca gjithnjë në rritje e Romës, u ndanë nga romakët e u hodhën kundër tyre. Në luftën kundër Romës ata, së hashku me lukanët, samnitët e tarentasit, iu drejtuan për ndihmë Pirros dhe qenë të parët që pritën dhe ndihmuan forcat e tij kur ata zbarkuan në brigjet e Italisë në v. 280 p.e.r. Edhe pse të mundur më vonë nga Roma dhe të detyruar të merrnin pjesë në konfederatën e kryesuar prej saj, M. shpeshherë ngrinin krye duke e kundërshtuar me forcë procesin e romanizimit që filloi të thellohej sidomos në fillim të shek, i p.e.r. Gjuha e M. ishte mesapishtja (shih). Ata sanë lënë një numër mbishkrimesh, studimi i të alave ka rëndësi për njohjen e ilirishtes. (F. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mesapët


[cite]