METAJ Riza
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1885, në Vreshtas të Fierit. Më 21 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi «armik të popullit dhe kriminel lufte, se ka kryer këto faje: ka derzertuar nga radhët e ushtrisë dhe është bërë pjesëtar i organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar, duke marrë pjesë në të gjitha luftimet kundër Ushtrisë NacionalÇlirimtare », dhe e dënoi me 20 vjet burg, punë të detyruar, humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e ndëshkimit dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U lirua më 27 prill të vitit 1949. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/1, F. 75-76.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]