Metodistët

(greqisht: μεθοδιστής) Metodistët janë një sekt pietist që lindi në gjirin e studentëve të Oksfordit të Angli, për të kultivuar një jetë të pastër morale dhe fetare. Xhon Vesley, themeluesi i këtij sekti (1791) ishte pastor anglikan dhe profesor në Oksford. Në fillim ai nuk mendonte të ndahej nga Kisha Anglikane Episkopale, por vetëm kishte për qëllim të përhapte në rrethet sa më të gjëra: kreshmën, lutjet, leximin e Biblës dhe kungimin të shpeshtë. Këto gjëra ai i quante “Methodus Vitae” domethënë metodë jete, prandaj ithtarët e tij u quajtën Metodistë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]