Migjeni
shqiptar ortodoks Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla) Në moshën 13-vjeçare u regjistrua në Seminarin Teologjik “Joan Theologu” të Manastirit. Pasi kishte jetuar disa vjet tek e motra Lenka, sepse i kishin vdekur rradhazi, nëna, i ati, vëllai dhe gjatë kohës që studionte në gjimnaz Milloshi merr edhe një goditje tjetër. I vdiq gjyshja e dashur, Stanka në vitin 1926. Milloshit jetim tashmë në qytetin e lindjes, Shkodër nuk i kishte mbetur asnjë i afërm, sepse motrat qenë martuar. Për të u kujdës i ungji Jovan Kokoshi, i cili i siguroi një bursë nga kisha serbe, për në seminarin teologjik. Kështu në vitin 1925 u regjistrua në Seminar dhe sipas notave ishte nxënës mesatar, megjihëse nuk i mungonte zgjuarsia. Seminari Teologjik i Bitolit përgatiste priftërinj, psaltë dhe mësues katekizmi. Aty mësonin kryesisht nxënës të shtresave të varfëra, nga Maqedonia, Serbia, Kosova dhe Shqipëria. Në Seminarin e Bitolit kanë studiuar rreth 40 shqiptarë, Millosh Gjergj Nikolla, Vasil Shanto, Jordan Misja, Theofan Popa, Petro Doçi etj. Prej tyre jo të gjithë ndoqën udhën e fesë. Më 23 prill të vitit 1933 Milloshi fillon punë si mësues në shkollën “Skënderbeg” të fshatit Vrakë në rrethin e Shkodrës. Një muaj më vonë boton në Revistën “Illyria” skicën satirike “Sokrat i vuajtur apo derr i kënaqur”, të nënshkruar me një emër të ri, Migjeni, me të cilin do ta njihte mbarë bota shqiptare.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Nasho Jorgaqi, Udhëve të mërgimit, Albin, Tiranë 1994, faqe 97-141.