Mihal Dako

shqiptar ortodoks Mihal Dako (1918-1998) ka lindur më 1918, në fshatin Dervician të Dropullit. Në vitin 1952 u hirotonis në dhjak dhe më 1954 u dorëzua prift. Atë Mihali deri në vitin 1967, ka shërbyer në fshatin e tij të lindjes dhe në kishën Metamorfoza e Shpëtimtarit në Gjirokastër. Në të kremten e Shën Spiridhonit të vitit 1990 Atë Mihali celebroi liturgjinë e parë pas persekutimit në kishën e Burimit Jetëdhënës. Ai ka qenë zgjedhur Epitrop Arkiheratik për Mitropolinë e Shënjtë të Gjirokastrës. Atë Mihali fjeti përgjithmonë në të dielën e ortodoksisë të vitit 1998. Ceremonia e përmortshme u zhvillua në kishën Fjetja e Shën Mërisë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Ndërroi jetë At Mihal Dako, Ngjallja, prill 1998, faqe 3.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]