Mineot
(greqisht: μηναίο) Mineot janë librat që përmbajnë shërbesat e çdo muaji, prandaj quhen mujore. (ekzistojnë dymbëdhjetë) Libra të shërbesave fetare, në të cilët, në mënyrë kalendarike, janë të theksuara datat e shërbimeve të shenjtorëve për çdo muaj veçmas. Sistemimi i mineove është bërë nga Patriku i Jeruzalemit Sofroni dhe nga Joan Damaskini. Vite më vonë himnografë të tjerë i kanë plotësuar këto shërbesa. Prej tyre mund të përmendim Kryepiskopin e Selanikut Josifin, Teodor Studitin dhe Theofan Omologjitin. Në gjuhën shqipe mineot janë përkthyer nga atë Justini.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]