MINGA JANI


MINGA JANI
✤ (1872-1947) Veprimtar i dalluar i lëvizjes kombëtare dhe ■ demokratike. Mësues I popullit, Lindi në Shënpjeter të Fierit. Shkollën fillore e kreu në Vlorë, të mesmen në Qestorat dhe studimet e larta për ‘fiiologji i vazhdoi në Athinë. Prej vitit 1895 filloi t’u mësonte fshehurazi shkrimin shqip nxënësve të shkollave greke. Luajti një rol të rëndësishëm në hapjen e shkollës së parë fillore shqipe dhe të klubit «Labëria» më 1908 në Vlorë. Në pranverën e vitit 1910 hapi në Kaninë shkollën shqipe. Ishte një ndër delegatët e Vlorës në Kuvendin Kombëtar të 1912-s. Punoi për mbrojtjen e shtetit të ri shqiptar nga armiqtë e huaj dhe xeaksioni venaas. Për veprimtarinë atdhetare kundër pushtuesve italianë në maj 1920 burgoset dhe internohet në Sazan. Në vitet 1921-1924 J. M. punoi për demokratizimin e jetës së vendit dhe sidomos të shkollës, duke kërkuar që ajo të ishte kombëtare, laike, e njësuar dhe e detyrueshme për djem dhe vajza. Mori pjesë aktive në kongreset arsimore të organizuara në vitet 1921-1924. Për nevojat e shkollës botoi më 1920 Abetaren kombëtare shqip dhe një program të shkollës fillore për qarkun e Vlorës dhe më 1925 Gramatikën e gjuhës shqvpe. Nuk u pajtua me regjimin zogist dhe pushtimin fashist e nazist prandaj dhe u persekutua familjarisht. Dy djem të tij gjetën vdekjen në kampet naziste të përqendrimit. Vdiq në Vlorë.

(Z.

Br.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Minga Jani


[cite]