SEKUESTRIMI


SEKUESTRIMI
✤ Mjet juridik për të siguruar shpërblimin e dëmit të shkaktuar interesave shtetërore, shoqërore e vetjake. S. vihet mbi pasurinë e luajtshme, të paluajtshme dhe mbi kreditë e debitorit në vleftë të mjaftueshme pëi shlyerjen e detyrimeve të tij. Me anë të S. pasuria regjistrohet dhe i dorëzohet për ruajtje debitorit, një personi të tretë ose një organi slrtetëror. Personi ose organi shtetëror që merr përsipër ruajtjen e pasurisë së sekuestruar mban përgjegjësi për ruajtjen e saj. S. mbi pasurinë vihet nga organet e hetimit, gjykata, përmbaruesi gjyqësor dhe organet. të administra‘tës shtetërore, në rastet e parashikuara shprehimisht me ligj. Me vendim të Këshillit të Ministrave caktohen sendet mbi të cilat nuk mund të vihet S. për shlyerjen e detyrimeve.

(S. Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sekuestrimi


[cite]