MINIERA E KRIPËS SË GURIT NË DHROVJAN


MINIERA E KRIPËS SË GURIT NË DHROVJAN
✤ Miniera e parë e kripës së gurit në Shqipëri, (rrethi i Sarandës). Trupi i kripës është i përbërë rreth 80-82% nga haliti (NaCl), si dhe nga lënda e patretshme: deltinë, anhidrit, dolomit etj. Ai ka trajtë thjerëze, me trashësi 120-130 m dhe është i futur nga veprimi i tektonikës kripore ndërmjet depozitimeve flishore të eocenit të si« përm. Minerali ka ngjyrë hiri të çelët, hiri të errët, të kuqerremtë. Banorët e fshatrave Dhrovjan, Muzinë e Krongj pranë Delvinës prej ujit të burimeve të kripura nxirrnin kripë të pastër. Nga këto të dhëna u bënë kërkime që zbuluan vendburimin. Më 1970 u hap miniera me punime të pjerrëta. Përdoret sistemi i shfrytëzimit me dhoma e kolona. (H. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Miniera E Kripës Së Gurit Në Dhrovjan


[cite]