MINISTKITË


MINISTKITË
✤ Organe qendrore të administratës shtetërore për degë të caktuara veprimtarie, që drejtohen nga anëtarë të Këshillit të Ministrave (neni 84 i Kushtetutës). Ministria drejtohet nga ministri, sipas parimit të drejtimit individual. Drejtimi individual i ministrit kombinohet me parimin e kolegjialitetit që realizohet nëpërmjet veprimtarisë së kolegjiumeve të ministrive, si organe këshillimore të ministrit për zgjidhjen e problemeve më të rëndësishme. Kompetencat e ministrive janë caktuar me akte ligjore dhe nënligjore (shih), sidomos me rregulloren tip të ministrive, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

(I. E.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ministkitë


[cite]